Reali do Vidal, Juve: Morata-Gundogan
Vidal vijon të mbetet në interesimin e Real Madrid. Mesazhet që vijnë nga Madridi për Juventusin janë të qartë dhe seriozë dhe "Zonja e Vjetër" po i mendon seriozisht edhe pse pëlqen shumë Alvaro Moratan. Kiliani ka një vlerë merkatoje prej 50 milionë eurosh dhe shkëmbimi kokë më kokë me sulmuesin spanjoll nuk do të përmbushte shifrën e Vidalit.

Diferenca prej 30 milionë eurosh mes kilianit dhe spanjollit mund të sjellë një tjetër top-player në Torino. Ëndrra në sirtar është Angel Di Maria, por kjo duket pothuajse e pamundur pas paraqitjes në finalen e Champions League. Ky është Ilkay Gundogan i Borussia Dortmund.

Priten zhvillime të reja në javët në vijim.../albeu.com/
Shtuar më 01/06/2014, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori