Reali dorëzohet për Hazardin, hidhet në sulm për Mohamed Salah
Pas largimit të bujshëm të Cristiano Ronaldos nga klubi spanjoll i realit të Madridit, një vend bosh ka mbetur në skuadër.

Presidenti Florentino Perez, është prej kohësh në kërkim të një lojtari që ta zëvendësojë denjësisht portugezin. Kështu në fillim u mendua për Eden Hazard, por “Los Blancos” nuk arriti ta finalizonte si transferim belgun.

Megjithatë sipas asaj që bën me dije “El Pais” klubi madrilen është duke punuar me qetësi për të sjellë në Madrid, egjiptianin Salah. Lojtari i Liverpoolit ka bëri një paraqitje të shkëlqyer sezonin e kaluar duke shënuar plot 43 gola. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori