Reali dy javë pa Khediran
Mesfushori gjerman i Real Madridit, Sami Khedira do të qëndroj larg fushave të blerta të paktën për dy javë, shkaku i lëndimit që ka pësuar në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, në natën e së mërkurës në kuadër të Champions League.

Pas ndeshjes që Reali e humbi 2-1, Khedira duke çaluar ka dal nga stadiumi “Signal Iduna Park”, duke u ankuar rreth një lëndimi të gjurit të majtë. Kjo ishte ndeshja e tij e parë pas shërimit nga një lëndim që kishte marrë në fanellën e ekipit kombëtar gjerman, përkatësisht në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Irlandës, më 11 tetor në Dublin.

Njëri ndër mesfushorët më të mirët të Evropës, ka humbur së fundi ndeshjen kualifikuese të kombëtares së tij, Gjermanisë me Suedinë, e cila pas epërsisë prej katër golave të gjermanëve përfundoi me rezultat të barabartë, 4-4.

Khedira tani do të humbasë ndeshjen e katërt të ë Grupi D në kuadër të Champions League, ku Real mirëpret Borussian më gjashtë nëntor.

Ai ndoshta edhe nuk do të jetë gati për ndeshjen miqësore ndërmjet ekipeve kombëtare të Gjermanisë dhe të Holandës më 14 nëntor në Amsterdam.
Shtuar më 25/10/2012, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori