Reali e do De Gean, por nuk e përballon dot
Manchester United mund ta mbajnë David De Gean nga kthetrat e Real Madridit këtë verë. ESPN pretendon Real nuk ka fondet e nevojshme për të nisur një lëvizje për portierin e yllit të United.

Dhe nëse Zinedine Zidane në një farë mënyre arrin të gjejë paratë, një marrëveshje potenciale për De Gean mund të çojë Los Blancos në kundërshtim me rregullat financiare të Fair Play, përcjell Albeu.com.

Zidane nuk mund të gjente një blerës për James Rodriguez, lojtar i pakënaqur dhe përfundoi duke e lejuar atë të bashkohej me Bayern Munchen për një huazim dyvjeçar. Ndërkohë, Real po prisnin të grumbulloheshin me 75 millionë paund duke shitur sulmuesin Alvaro Morata tek djajt e kuq.

Megjithatë, Jose Mourinho nënshkroi me Romelu Lukaku, duke lënë Moratën në harresë. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori