Reali e gjen 'Ronaldon'
Pëlqej
Albeu.com
Pas dështimit që ta transferojë asin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, skuadra e Real Madridit ka gjetur një futbollist i cili ka kualitete të mëdha për të arritur në nivelin e portugezit dhe të shndërrohet në yll i skuadrës mbretërore.Pas dështimit që ta transferojë asin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, skuadra e Real Madridit ka gjetur një futbollist i cili ka kualitete të mëdha për të arritur në nivelin e portugezit dhe të shndërrohet në yll i skuadrës mbretërore.

Sipas gazetës “Marca” kampionët spanjollë tashmë i kanë siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian, 16-vjeçar, Alipio Duarte Brandao, i cili ishte i kërkuar edhe nga Chelsea.

Duarte është lojtar i skuadrës nga Liga e parë portugeze, Rio Ave, ndërsa ekspertët e kanë lëvduar shumë teknikën e tij dhe pohojnë se braziliani ka teknikë të ngjashme me Ronaldon.

Madrilenët kanë arritur marrëveshje me skuadrën portugeze, dhe që këtë javë Duarte do tu bashkëngjitet Los Blancos.
Shtuar më 10/11/2008, ora 22:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori