Reali e ka harruar shijen e humbjes në Bernabeu prej 3 sezonesh
Pëlqej
Rikthehet Champions League në Bernabeu. Real Madridi do të luajë sonte përballë tifozëve të tyre ndaj PSG-së, një vend që ekipi Madrilen nuk di për humbje për një kohë të gjatë.

Duhet të rikthehemi në sezonin 2014/15, për të gjetur humbjen e fundit (3-4 vs. Schalke). Që nga ajo ndeshje, ekipi Madrilen ka shkuar në një ecuri prej 17 ndeshjeve pa humbje në ndeshjet e tyre të Championsit që i ka luajtur në shtëpi. 14 fitore dhe 3 barazime është bilanci i ekipit në këto 17 ndeshje radhazi pa humbje, duke i shtuar edhe 47 gola të shënuar dhe 11 të pranuar, përcjell Albeu.com.

Gjatë kësaj ecurie, rivalët si: PSG, Man City, Dortmund, Bayern Munich, Tottenham, dolën pa fituar nga Bernabeu.

Sonte sërish vjen ekipi Francez, PSG, por këtë herë me një ekip dukshëm më të fortë se në vizitën e fundit në Bernabeu gjatë sezonit 2015/16 ku humbi me rezultat 1-0./albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori