Reali është i gatshëm të ofrojë lojtarin e finaleve për kampionin e botës
Real Madrid është gati të ofrojë Gareth Bale te skuadra e Manchester United, duke e përfshirë sulmuesin uellsian në transferimin e Paul Pogba nga "djajtë" te "los blancos". Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle Don Balon.

Trajneri Zidane duket se nuk do ta përfshijë sulmuesin 29-vjeçar në planet e tij për të ardhmen, ndaj është gati ta përdorë lojtarin në këtë shkëmbim me kampionin e botës. Duke qenë se United kërkon një shumë të lartë për Pogba, rreth 150 milionë euro, Real mendon të përdorë Bale si kartë për të ulur shumën e lartë.

Natyrisht që bashkë me Gareth Bale skuadra e United do të arkëtojë edhe një shumë parash, rreth 60 milionë euro. Kjo ofertë mësohet se ka mbërritur në tavolinën e drejtuesve të Manchester United, që nuk janë shumë të bindur me këtë propozim. Për Bale ky do të ishte një rikthim në Premier League, ku më parë ka luajtur me Tottenham. /albeu.com/


Shtuar më 15/04/2019, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori