Reali është i qetë, e di se Mbappe nuk do të nënshkruajë me PSG
Real Madrid po merrem me hapa të ngadaltë nënshkrimin e Mbappes. Madrilenët janë të sigurtë se ai nuk do të nënshkruajë me PSG.

Kjo pasi Vadim Vasilyev, nënkryetar i Monacos, nuk dëshiron që ylli i tyre të përfundojë tek rivalët e tyre për titullin në Francë. Monaco dëshiron që lojtari nëse zgjedh të largohet, është i lirë të shkojë ku të dojë,vetëm tek PSG nuk do të lejohet, përcjell Albeu.com.

Real Madrid po shikon se si do të shkojë e ardhmja e Moratas dhe më pas do të vendosë. Nëse spanjolli qëndron atëherë madrilenët mund të nënshkruajë me klubin francez blerjen e Mbappes për sezonin e ardhshëm, si zëvendësues të Benzemas. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2017, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori