Real Madrid dhe Huesca janë ndeshur në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligas.
"Los Blancos" e dominuan pjesën e parë, por pavarësisht kësaj, ata nuk ia arritën të shënojnë në portën kundërshtare.
Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, Huesca befasoi Realin. Galan
shënoi në
minutën (48′), për ti dhënë vendasëve avantazhin.
Reali u mundua të reagojë, dhe ia arriti përmes Rafael Varane, i cili
shënoi golin e tij të parë këtë sezon, përkatësisht në
minutën (55′).
Në këtë ndeshje,
Reali e nisi pa kapitenin, Sergio Ramos, i cili u lëndua stërvitjen e fundit dhe operimi u konfirmua. Ai do të jetë një mungesë e madhe për Zinedine Zidane.
Por, kur u duk se gjithçka përfundoi, në skenë doli prap, i kritikuari Raphael Varane i cili
shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Varane
shënoi në
minutën (84′), për ti dhënë avantazhin Realit.
Rezultati përfundimtar, Huesca 1-2 Real Madrid.
Tani me këtë fitore,
Reali qëndron në pozitën e dytë me 43 pikë, shtatë më pak se Atletico Madrid.
Shtuar më 06/02/2021,
ora 18:08