Reali futet në garë për Lautaron, dridhet Barcelona
Barcelona kërkon prej kohësh sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Katalanasit nuk paguan klauzolën e tij në verë, pasi ishin krejtësisht të fokusuar te zgjatja e kontratës për Leo Messin.

Tuttosport shkruan se ish-kampionët e Spanjës kanë një rival të fortë. Real Madridi po mendon që të futet në garë për të siguruar shërbimet e argjentinasit.

Trajneri Zinedine Zidane po mendon për zëvendësuesin e Karim Benzemasë. Luka Jovic nuk ka bindur, ashtu si Mariano Diaz që nuk konsiderohet nga numri një i stolit.

Shtuar më 06/11/2020, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori