Reali gati të bëjë çmenduri për yllin e Premier League
Real Madrid është gati që të bëjë një goditje të madhe në merkaton e verës. Presidenti Florentino Perez i ka vënë vetes një synim të madh, të transferojë yllin e Chelsea-t, Eden Hazard.

Belgu është kthyer në një lider te skuadra londineze nën urdhëratë e Antonio Contes, teksa forma e tij ka qenë gjithnjë në rritje dhe tani vjen interesimi nga skuadra madrilene që kërkon të grumbullojë yjet në ekip.

Për shërbimet e belgut gjigantët spanjollë janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 milionë euro, shifra këto që janë kthyer në normale te skuadra e Realit të Madridit.
Shtuar më 26/03/2017, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori