Reali gati të bëjë çmenduri për Hazard, zbulohet oferta e majme
115 milionë euro Chelsea-t dhe një kontratë 5-vjeçare prej 16.5 milionë euro në sezon për yllin belg.

Këto janë shifrat që do të vendosin akordin mes Eden Hazard dhe Real Madrid, që është gati ta afrojë në "Bernabeu" këtë verë. Sipas shtypit spanjoll, palët kanë gjetur akordin dhe tani është radha e Florentino Perezit për të bindur Blutë.

Hazard ka një kontratën me Chelsea-n deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe deri më tani nuk ka asnjë marveshje për rinovimin.

Ndërkohë Hazard e ka shprehur vetë më parë dëshirën për të veshur një ditë fanellën e Los Blanocs. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori