Reali gjen pasuesin e Pepe-s në Premier League
Pëlqej
Reali i Madridit prej kohësh po kërkon në merkato pasuesin e mbrojtësit Pepe, i cili në përfundim të këtij sezoni do të largohet nga “Los Blancos”.

Zëvendësuesi i portugezit mund të vijë nga Premier League, më saktësisht nga Manchester City. Sipas mediave spanjolle, agjenti i famshëm Jorge Mendes i ka propozuar drejtuesve madrilenë, argjentinasin Otamendi.

La Liga nuk është një kampionat i panjohur për 29-vjeçarin, pasi në vitin 2014-2015, ka luajtur për Valencian. Për ta transferuar do të duhet që "galaktikët" të paguajnë një çmim të kripur që e kalon 40 milionë euro.

Shtuar më 20/03/2017, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori