Reali hap "thesin" për yllin e Manchester City-t
Prej disa ditësh qarkullojnë zëra se Reali i Madridit është i interesuar për yllin e Manchester City-t Rahem Sterling.

Sipas mediave angleze, "galaktikët" janë gati të derdhin në arkat e "citizens" plot 216 milion euro.

Sulmuesi 25-vjeçar i ka edhe tri vjet në kontratën aktuale me Cityn.

Ai ka pagë të majme javore, 360 mijë euro, edhe pse në nëntor i nisi bisedimet për ta rritur atë në 540 mijë euro.

City do t’i humbasë 205 milionë euro nëse vendimi për përjashtim nga Liga e Kampionëve mbetet në fuqi. Dhe pa këto të hyra, vështirë që paga e Sterling mund të rritet.

Sterling nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur jashtë vendit gjatë karrierës së tij. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2020, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori