Reali i Madrid-it do të heqë nga
emblema e saj
kryqin ne pjesën e sipërme të saj. Klubi spanjoll ka arritur një marrëveshje me një kompani nga Lindja e Mesme për të hequr
kryqin katolik në vendet me shumicë myslimane.
Kompania e cila ka ekskuzivitetin e shitjes së fanellave të Realit në vendet arabe, “Marka”, ka arritur të bindë klubin nga “Santiago Bernabeu” të heqë
kryqin në emblemën galaktikëve.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga zëvendëspresidenti i “Markka”, Khaled al-Meheri i cili ka treguar se
emblema me kryq nuk do të përdoret më në këto vende. Marrëveshja është deri në muajin mars.
Shtuar më 25/01/2017,
ora 17:25