Reali humbet gjyqin me La Ligan
real
Skuadra e Real Madrid po zhvillon një prej sezoneve më të dobëta në vitet e fundit. Së fundmi madrilenët kanë humbur gjyqin me La Ligan pasi këta të fundit e paditën pas ndryshimit të tipografisë në fanella në mes të sezonit.

Ligji thotë se stili i fanellave mund të ndryshohet në Botërorin e Klubeve, Superkupën e Europës, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, por jo në La Liga. Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive “AS”, madrilenët kanë bërë me dije krerëve të La Ligas se njoftimi është bërë me vonesë dhe nuk është i vlefshëm. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2018, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori