Reali humbet, stoli i Schuster ne pikepyetje
Pëlqej
Albeu.com
Një gol fantastik nga Fabian Canobbio që në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes, ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren e merituar Real Valladolid në përballje me kampionin aktual të Spanjës, Real Madrid.
Real Madridi huqi rastin për të marrë kreun në La Liga, me një humbje ndaj Valladolid, që është një goditje tjetër pas dy humbjeve radhazi nga Juventusi dhe eliminimit nga Kupa e Mbretit.

Canobbio shënoi në minutën e 49-të, që doli të ishte goli i vetëm i ndeshjes. Për Madridin, që në minutat e fundit luajti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Gabriel Heinze, kjo ishte humbja e dytë në ligë për këtë sezon, e cila mund të jetë edhe vendimtare për fatin e trajnerit aktual, Bernd Schuster.

Barcelona vazhdon të kryesojë në La Liga, me 25 pikë, i ndjekur nga Villarreal me 24, dhe Valencia dhe Real Madrid me nga 23 pikë.

Valenca ndeshet sonte me Sporting Gijon, dhe do të ketë rastin të marrë kreun e tabelës nëse shënon fitore. Barcelona ndërkohë mund ta çojë në 16 numrin e ndeshjeve të pamposhtura kur nesër takohet me Recreativo Huelvan
Shtuar më 16/11/2008, ora 16:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori