Trajneri i kombëtares ruse,
Fabio Capello flet mbi aktualitetin e futbollit spanjoll duke mos lënë pa përmëndur edhe kalimin e Fernando Torres tek
Atletico Madrid. Sipas tij, rikthimi tek "Los Colchoneros" është vendimi më i mirë që lojtari mund të merrte për karrierën e tij.
"Torres ka gjithçka që i nevojitet një futbollisti, por i mungon goli. Ka patur momente ku ka shkëlqyer por ka nevojë të rifitojë besimin dhe të luajë si në kohën kur aktivizohej me Atleticon ose Liverpoolin. Simeone do të nxjerrë në pah aftesitë e tij. Nuk është problem taktike por besimi, ndaj unë jam i sigurt se tek
Atletico do të shohim Fernandon më të mirë", ka thënë italiani.
Capello bëri një koment edhe për Real
Madrid, skuadër që e cilëson si më të mirën e kontinentit.
"Lojtarët e Realit do të shënojnë epokën e tyre. Kanë një mbrojtje të pakalueshme, një mesfushë fantastike dhe një sulm që shënon sikur të ishin duke bërë shëtitje në park. Ky ekip është i madh falë punës që ka bërë Ancelotti, i cili ka përdorur taktikën e duhur tek
Reali. Më pëlqen menyra se si u del në krah gjithmonë lojtarëve duke i mbrojtur nga presioni i jashtëm", vijoi
Capello.
Shpesh herë
Reali i Ancelottit është krahasuar me Barcelonën e rekordeve të Pep Guardiolas por
Capello mendon se janë dy ekipe krejt të ndryshme.
"Nuk mund t'i krahasosh. Barcelona kishte 6 apo 7 lojtarë nga të rinjtë e klubit ndërsa
Reali ka ndërtuar skuadrën që ka sot falë Florentino Perezit i cili më blerjet e tij ka qëlluar gjithnjë në shenjë", ka thënë "Don"
Fabio.
Përsa i përket Champions League 2014/15, 68-vjeçari ka preferencat e tij: Real
Madrid eshte favoriti numër një dhe më pas vjen Chelsea e Bayern Munchen". /lbeu.com/
Shtuar më 28/12/2014,
ora 16:35