Reali bën bashkë dyshen që po e ëndërrojnë të gjitha skuadrat
Pas shumë vitesh Real Madrid e mbylli një afat kalimtar pa realizuar asnjë transferim.

Los Blancos vendosen të mos ndërhyjnë në tregun e transferimeve në afatin kalimtar të verës.

Por, duket se Florentino Perez po përgatitet për një verë të “nxehtë” në vitin e ardhshëm.

Marca shkruan se shënjestra e parë e klubit mbretëror do të jetë Kylian Mbappe, i cili ka deklaruar se dëshiron të luajë për Real Madridin një ditë.

Është e qartë se PSG nuk do të pranojë një largim të lehtë të tij, dhe Real Madrid duhet të paguajë së paku 200 milionë euro për francezin.

Dëshira tjetër e Real Madrid është Erlind Haaland i Borusia Dortmund.

Me transferim e Haaland, Reali do të formonte një dyshe emocionuese në fazën e sulmit.
Shtuar më 20/10/2020, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori