E FUNDIT/ Tronditet Librazhdi, 24-vjeçari gjendet i vdekur në banesë
Reali i "fiksuar" pas mesfushorit të Lazios, ofron para dhe James Rodriguez
Florentino Perez nuk heq dorë nga Sergej Milinkovic-Savic.

Presidenti i RealitMadridit është i fiksuar pas mesfushorit serb të Lazios të cilin dëshiron ta transferojë me çdo kusht në skuadrën e tij gjatë verës së ardhshme. Për të bindur drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare dhe presidentin Lotito, Reali ka bërë gati një ofertë të re shumë interesante që mund t’i pëlqejë klubit bardhekaltër. Merenguesit janë gati të vendosin në pjatë 50 milionë euro, plus kartonin e kolumbianit James Rodriguez për të bindur lacialët të lejojnë largimin e Milinkovic-Savic.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e drejtuesve të Lazios ndaj interesimit të RealitMadridit, por dëshira e futbollistit mund të rezultojë përcaktuese në këtë transferim.
Shtuar më 12/02/2020, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori