Real Madridi provon që të djegë konkurrencën, mes tyre Juventus, për Tanguy Ndombele: ashtu si zbulon e përditshmja prestigjoze "As", agjentët e futbollistët të
Lyon janë nisur drejt Madridit, për t'u takuar me drejtuesit "merengues".
Lyon i presidentit Aulas është një nga ato dyqane të shtrenjta dhe jo më kot, vlera e futbollstit, sipas asaj që shkruhet në mediet franceze, është diku te 60-70 mln
eurot. Vetëm 22 vjeç, mesfushori i skuadrës së
Lyon ka shkëlqyer këtë sezon, ku ka dhënë edhe 6 asiste në 29 ndeshje.
Me origjinë nga Kongo, por i lindur në Francë, ai u ble nga Lyoni gjatë kësaj vere për 8 mln
euro te Amiens, pa harruar edhe 2 mln
eurot e tjera për huazimin dy vite më parë. Pra, në total, kosto 10 mln
euro për një ndër mesfushorët më premtues në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2019,
ora 17:42