Reali i gatshëm të shesë Navasin, sulen ofertat nga Premier League
Emri i portjerit të Athletic Bilbaos, Kepa është duke u përfolur shumë nëpër mediat sportive në Spanjë se do të jetë portjeri i Real Madridit që nga sezoni i ardhshëm.

Kepa ende nuk ka rinovuar kontratën me skuadrën baske dhe kjo edhe më shumë e shtyn atë drejt Real Madridit, që do të ishte zëvëndësim perfekt për Keylor Navas.

Siç raporton e përditshmja angleze ‘Daily Mail’, dy gjigantët anglez të Premier League, Liverpool dhe Arsenal tashmë kanë nisur një ‘luftë’ për të siguruar shërbimet e Navas që duket se pas ardhjes së Kepas do ta ketë derën e hapur për largimin e tij nga klubi Madrilen.

Jurgen Kloop e sheh Navasin si gardian numër një të portës së skuadrës angleze pas formës jo të mirë të Mignolet dhe Karius, ndërsa Wenger dëshiron që portjeri aktual Madrilen të jetë pasardhësi ideal i Petr Cech. /Albeu.com/
Shtuar më 10/11/2017, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori