Reali i jep shpërblim Benitezit pas triumfit në Champions
Rafa Benitez do të përfitoj 600 mijë euro për triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Megjithëse tani drejton Neëcastlen, Rafa Benitez nuk ka asnjë arsyeje që mos t’i gëzohet triumfit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sipas Mundo Deportivos, trajneri spanjoll do të përfitoj një premi prej 600 mijë eurove për triumfin e Los Blancos në Champions.

Benitez kishte rezultate fantastike me Realin në Ligën e Kampionëve. Ai ka shënuar 5 fitore dhe një barazim. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori