Reali i kërkon UEFA-s të luajë në fushë neutrale sfidën e kthimit përballë City-t në Champions
Real Madridi po kërkon që ndeshja e kthimit të fazës së 1/16-ve të Ligës së Kampioneve me Manchester Cityn të luhet në një fushë neutrale.

Klubi madrilen nuk pranon të luajë në fushën e "Qytetarëve" "Etihad Stadium" nga frika e infektimit me koronavirus dhe për këtë shkak i kanë kërkuar UEFA-s që takimi të zhvillohet në një fushë asnjanëse.

Nëse miratohet kërkesa e klubit mbretëror, atëherë njëri prej stadiumeve të kryeqytetit të Portugalisë (Lisbonë) mund të shërbejë si terren për të zhvilluar sfidën mes dy gjigantëve të futbollit.

Ndeshja e parë e luajtur në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar 2-1 për Manchester Cityn dhe Realit i duhet të bëjë përmbysjen për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Shtuar më 22/06/2020, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori