Reali i kthehet avazit të vjetër
Reali i Madridit nuk arriti të merrte më shumë se barazimi 0-0 në “Santiago Bernabeu” me Valencian dhe tashmë La Liga është absolutisht e hapur. Barcelona ka vetëm 4 pikë më pak se kryesuesit dhe “merengues” rrezikojnë seriozisht që të dështojnë në objektivin e tyre për të fituar titullin kampionë në Spanjë.

Megjithatë, ky hap fals nuk është kaluar lehtë poshtë nga madrilenët, që i rikthehen taktikës së zakonshme, duke sulmuar gjyqtarët sa herë që nuk fitojnë. Zhoze Murinjo nuk është paraqitur në konferëncën për shtyp pas ndeshjes, ndërsa ia ka lënë vendin “nxënësit” Aitor Karanka, i cili ndezi polemikat.

Zv.trajneri i Realit, deklaroi: “Në stadium ishin 80 mijë veta. Nëse ne ankohemi, të gjithë mendojnë se kjo ndodh gjithmonë. Por, e gjithë bota e pa arbitrimin e kësaj ndeshje. E kasha paralajmëruar gjyqtarin të fliste me tone normale, megjithatë nuk mund të bëjmë asgjë më shumë dhe kemi besim te puna jonë si skuadër. Do të luftojmë deri në fund”.

Karanka foli edhe për ndeshjen e së mërkurës, ku Realin e prêt derbi me Atletikon e Madridit duke theksuar se “kjo do të jetë një sfidë krejt e ndryshme” dhe rikujtoi që madrilenët kryesojnë me 4 pikë avantazh. Por një hap fals në mesjavë, rrezikon serozisht të kompromentojë garën e “merengues” për titullin, edhe sepse më 22 prill do të luhet “El Clasico” me Barcelonën në “Kamp Nou”, që pritet të jetë vendimtare. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2012, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori