Reali i pandalshëm, "manita" ndaj Getafes (VIDEO)
Reali i Madridit nuk ka ndërmend të ndalet me fitore. Skuadra e Zidanë ka arritur një tjetër sukses në La Liga duke mundur lehtësisht 5-1 Getafen.

Karim Benzema hapi serinë e golave në minutën e 29-të, ndërkohë që Isco dyfishoi shifrat 5 minuta nga fundi i pjesës së parë. Gareth Bale vshënoi golin e tretë, por Sarabia shënoi golin e flamurit. Dy minuta nga fundi James Rodriguez realizoi golin e 4-të, ndërkohë që në apel u thirr edhe Cristiano Ronaldo, i cili vulosi gjithçka 5-1.

Reali tashmë është vetëm një pikë larg Barcelonës, e cila ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2016, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori