Reali "ironizon" Barçën: Tani ankohen ata për arbitrat
Zëvendëstrajneri Aitor Karanka u shpreh se nuk është më Reali i Madridit ai që merret me gjykimin e arbitrave, por Barcelona. “Ne për këtë gjë folëm pas ndeshjes së Kupës së Mbretit, pasi çdo njeri e pa çfarë ndodhi dhe do të ishte diçka e rëndë po të mos thoshe diçka. Por, tani ka të tjerë që të flasin për këtë fenomen. Ne e kemi pranuar kur jemi dëmtuar, ose në disa raste kur gjykimi ka qenë në favorin tonë. S’dua të flas nëse Barcelona ka një motiv për t’u ankuar apo jo, por për atë që po ndodh këtu. Ata e dinë se çfarë kanë bërë. Nuk ka se ç’të shtoj më”, – tha zëvendëstekniku i galaktikëve.

Reali do të ndeshet në transfertë ndaj Getafes. Ai foli për gjendjen e ekipit dhe të dëmtuarve. “Ksabi Alonso është stërvitur gjatë këtyre ditëve dhe pritet që të jetë ndaj Getafes. Ndërsa Angel Di Maria nuk është në 100% të aftësive të tij. Ai ka një problem të vogël dhe i duhet që të presë. Lojtari po stërvitet me ekipin, megjithatë që të mund të jetë i disponueshëm duhet që të jetë në gjendjen më të mirë të tij”, vazhdoi numri dy i stolit madrilen.

Sa i përket mospërfshirjes së Karvajos në listë, ai tha: “Është një grup i vogël, por me nivel që kemi marrë. Në disa raste Karvaho është ideali, në disa janë të tjerët”. Këtë herë është thirrur Nuri Shahini, i cili sipas Karankas ka qenë i kushtëzuar nga dëmtimi, por është një lojtar i rëndësishëm. “Duhet të jemi të duruar. Kur ai është mirë fizikisht, është edhe emocionalisht”. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2012, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori