Reali-Juves: Diego+Chiellini = Kaka?
Albeu.com
Nga Spanja vijnë zëra sipas të cilëve drejtuesit madrilenë janë duke menduar mundësinë për t’i ofruar Juves brazilianin Kaka në shkëmbim të Diegos dhe Chiellinit.
Ish-asi i Milanit, i blerë nga Reali i Madridit për shumën e 65 milionë eurove në merkaton e verës, nuk po arrin të gjejë formën më të mirë që prej mbërritjes në “Bernabeu”, prandaj drejtuesit po mendojnë ta përdorin si trampolinë për të afruar lojtarë të tjerë që janë objektiva të “Galaktikëve”.

Megjithatë, ky skenar duket i pamundur për tri arsye: e para sepse Kaka vështirë se mund të nxirret në merkato nga Reali dhe, e dyta, sepse as Juventusi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga dy prej lojtarëve kryesorë të ekipit. Po kështu, një arsye tjetër e fortë është se vetë Kaka, i larguar nga Italia verën që shkoi, nuk ka dëshirë të rikthehet në Itali.
Shtuar më 05/02/2010, ora 03:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori