Reali ka dhe një hall tjetër, "zhdukjen" e Asensios
Pëlqej
Marco Asensio është një nga mungesat që Real Madridi po vë në dukje në këtë kohë krize të rezultateve që po kalojnë.

Spanjolli ka pasur një rënie alarmante. Fillimi i sezonit ishte shumë i mirë në krahasim me formën aktuale. Zidane duhet ti jap më shumë mundësi atij nga plani B dhe të nxjerr më të mirën e tij.

Asensio u rikthye të luaj ndaj Numancias duke shtuar një tjetër performancë të dobët këtë sezon. Luajti vetëm 15 minuta në derbin Madrilen dhe 15 të tjera ndaj Barcelonës në El Clasico. Rasti i tij është bërë një cështje me rëndësi të jashtëzakonshme për t’u diskutuar nga stafi Madrilen.

Nuk ka shënuar që nga nëntori:

Numrat e tij janë për t’u shqetësuar pasi nuk ka shënuar që nga nëntori 2017 kundër Las Palmas. Madje, që atëherë, ai ka luajtur në 8 ndeshje por numrat e tij janë shtuar me vetëm një asist më shumë ndaj Sevillas. Asensio ishte lider i planit B por tani është tejkaluar nga Lucas Vazquez i cili është në një formë të shkëlqyer dhe ka shënuar 5 gola deri më tani këtë sezon.

Ndoshta 3 muajt janë një ‘mallkim’ për të:

Kështu i kishte ndodhur edhe në vitin e kaluar. Numrat e tij nga tetori i vitit 2016 deri në janar të vitit 2017 ishin një gol dhe një asistim. Por ai filloi të jetë vendimtar që nga marsi në pjesën më të rëndësishme të sezonit, duke shënuar edhe një gol në finalen e Cardiffit. Pjesa kryesore e sezonit padyshim se është ajo, por e tanishmja është më e vështira për të. Real Madridi gjithashtu ka nevojë për të më shumë se kurrë dhe duhet të kalojë sa më shpejt në fazën kryesore të sezonit, një fazë që ngjall Asension./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori