PSG ka pasur humbje të mëdha në këtë vit shkaku i pandemisë COVID-19, duke paralajmëruar humbje në vlerë 204 milionë
euro.
Sipas mediave franceze klubi duhet të shes një nga dy yjet e ekipit për të lehtësuar disi bilancin.
Mes Neymar dhe Kylian
Mbappe, më i mundur është largimi i talenti francez i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe pëlqehet nga shumë klube.
Në krye të listës mbetet Real Madridi, që vazhdon të këmbëngul për të firmosur me francezin, ndërsa sipas “TodoFichajes” është përgatitur edhe një ofertë.
Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë
euro, plus yllin belg Eden
Hazard te PSG-së në këmbim të kampionit francez Kylian
Mbappe.
Aktualisht
Mbappe vlerësohet plot 180 milionë
euro dhe vështirë se PSG do të pranojë ofertën e drejtuesve të Real Madridit.
Kjo pasi vlera dhe forma e Eden
Hazard është në rënie.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 21:41