Reali ka shpallur të vetin holandezin Van Der Vart
Albeu.com
Siç mësohet holandezi 25 vjeçar zyrtarisht do të prezantohet të hënë apo të martën si pjesë e "skuadrës mbretërore" pasi ti kaloj edhe vizitat mjekësore ka pohuar Marka.Madrilenët për shërbimet e mesfushorit të Hamburgut kanë shpenzuar rreth 10 milion euro. Pas Rud Van Nistellroj, Arjen Roben, Ueslli Shnajder dhe Rojston Drente, Van der Vart është futbollisti I pestë holandez në rradhët e "madrilenëve". Van der Vart karierën e tij futbollistike e ka filluar tek skuadra e njohur holandeze Ajaks në të cilën skuadër ka kaluar plot 5 edicione duke zhvilluar gjithsej 117 ndeshje, ndërsa për Hamburgun në tre edicionet e kaluara kishte regjistruar 76 paraqitje si dhe 29 gola.
Shtuar më 03/08/2008, ora 05:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori