Reali ka vetëm një dëshirë për merkaton e verës, Sadio Manen
Real Madrid kanë vënë në shënjestër yllin e Liverpool, Mane.

Sadio Mane është emri që prinë listën e dëshirave të Real Madrid, para merkatos së verës.

Një ofertë prej 140 milionë funteve mund ta bëjë skuadrën nga ‘Anfield’ që të heq dorë nga kartoni i senegalezit.

‘Mirror’ shkruan se Mane është top shënjestra e ‘Los Blancos’ për merkaton dhe një ofertë e tillë mund të pritet.

Liverpool nuk duan ta shesin lojtarin, i cili ka qenë vital për klubin në vitet e fundit.

Por, në Madrid besojnë se oferta prej 140 milionë funteve mund të ndante rrugët e Mane dhe Liverpool.

Mbetet të shihet nëse merkatoja e verës do të na sjell këtë mega-transferim.
Shtuar më 15/03/2020, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori