Reali kërkon De Rossin
Daniele De Rossi
Real Madrid ka vënë për të disatën herë në shënjestër mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi. Sipas gazetës sportive spanjolle "Marca", Real ka gati 25 milionë euro për të marrë shërbimet e italianit.

Edhe pse De Rossi ka deklaruar disa herë këto dy vitet e fundit se kërkon të përfundojë karrierën tek Roma, situata jo e mirë e verdhekuqve mund të bëjë të mundur transferimin, transmeton TCH.

Gjithashtu nuk duhet lënë mënjanë fakti se gjigantët spanjollë kur ndjekin një lojtar i shkojnë deri në fund çështjes.
Shtuar më 22/03/2011, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori