Reali kerkon Drogban
Albeu.com
Krerët e Real Madridit po bëjnë gati ofertën për shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Didier Droga, shkruan "Daily Mirror" të shtunën. Presidenti i Realit, Florentino Perez, do ta transferojë Drogbën me rekomandimin e trajnerit të Interit, portugezit Jose Mourinho.
Ky i fundit ditë më parë pati deklaruar se një ditë do të jetë në krye të Real Madridit. Sipas disa mediave, Mourinho drejtimin e Realit do ta marrë në verë. Krahas Drogbës skuadra madrilene ka marrë rekomandime nga Mourinho të bëjë oferta edhe për Frank Lampardin e Steven Gerrardin.
Shtuar më 16/05/2010, ora 10:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori