E FUNDIT/ U hodhën nga ballkoni prej tërmetit, Rama u bën suprizën e madhe: Takohe
Reali kërkon kthesën ndaj Valladolid
Skuadra e Real Madrid do të rikthehet të luajë në La Liga ndaj skuadrës së Real Valladolid. Kjo do të jetë ndeshja e parë e trajnerit Solari në krye të Realit në një ndeshje kampionati. Madrilenët vijnë në këtë takim pas shpartallimit që i’u bë nga skuadra e Barcelonës të dielën e kaluar me shifrat 5-1.

Tre pikët në këtë takim janë jetike për Realin pasi e sheh veten në vendin e 9 me 14 pikë të grumbulluara. Ndërkohë që mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Valladolid është dy pikë para Realit dhe e sheh veten në vendin e 6. Në këtë takim nuk pritet të ketë rrotacion për madrilenët. /albeu.com/

Shtuar më 03/11/2018, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori