Reali kërkon Lautaron, po Interi kë synon t'i rrëmbejë madrilenëve
Sytë e Interit mbi Marko Asension. Sytë e Realit mbi Lautaro Martinezin. Në aksin Milano-Madrid po nisin diskutimet e para. Megjithëse mbi baza të ndryshme.

Sepse sulmuesi spanjoll qëndronte në mendjen e Xhuzepe Marotës dhe Piero Auzilios që në qershor, kur dyshja e drejtuesve zikaltër zbarkoi në Spanjë për t’i kërkuar informacione madrilenëve: në atë kohë presidenti Florentino Perez tha “jo”, duke e konsideruar të pashitshëm lojtarin me vitlindje 1996, i cili tani nuk shihet kaq i çmuar nën urdhrat e Zinedin Zidanit.

Dëmtimi i rëndë i pësuar në fazën përgatitore bëri pjesën e mbetur, por verën e ardhshme, Asensio mund të rikthehet në listën e shitjeve të “Galaktikëve”, pasi po parashikohet një revolucion në merkato dhe shumë klube do jenë gati të përfitojnë.

Normalisht të flitet për negociata, do ishte e parakohshme. Përpara qëndron një sezon i tërë për t’u përjetuar dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë gjatë muajve të ardhshëm. Nga të dyja krahët. Interi ndërkohë pret dhe vëzhgon situatën, me miratimin e lojtarit të siguruar, nëse ky i fundit largohet nga Reali.

DUEL MADRILEN

Ndërkohë Perez po vrojton njërin nga talentet më në formë të momentit: “Demin” Martinez. Ka një luftë milionësh, ndërkohë, me Atletikon, rivalët e qytetit. Klauzola aktuale në kontratën e Lautaros është e caktuar në 111 milionë euro dhe të dyja klubet, sipas mediave spanjolle, kanë arritur të ofrojnë 100 milionë. Merkato ka nisur përpara kohe.
Shtuar më 11/10/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori