Reali kërkon portier (FOTO LAJM)

Andres Fernandez - Osasuna
Dëmtimi i paparashikuar i kapitenit 30-vjeçar Iker Casillas i ka detyruar drejtuesit e Real Madrid të hedhin sytë nga merkato, edhe pse ka mbatur vetëm një javë kohë para se tregu i janarit të mbyllet zyrtarisht.

Andres Fernandez i Osasunës dhe Roberto Himenez Gago i Saragozës, janë dy alternativa, që pëlqehen shumë nga madrilenët, por të dy portierët spanjollë janë nën kontratë të paktën deri në vitin 2015 me skuadrat respektive. Për këtë arsye mundësia më e madhe është blerja e një "gardiani" që luan jashtë Spanjës.

Julio Cesar i QPR dhe Marc Andre Ter Stegen i Borussia Munshengladbah pëlqehen shumë nga Mourinho. Braziliani 33-vjeçar, një portier me shumë eksperiencë, ka qenë në urdhrat e portugezit tek skuadra e Interit, ndërsa 20-vjeçari gjerman, më i miri i Bundesligës për vitin 2012, konsiderohet portieri i së ardhmes.

Deri më 31 janar, Reali duhet të lëvizë shpejt për të bushur boshllëkun e krijuar në portë, në të kundërt, pasojat mund të jenë të rënda. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2013, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori