Reali konfirmon transferimin e dytë, zëvendëson Pepen
Skuadra e Real Madridit ka konfirmuar transferimin e dytë brenda dy ditësh. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin spanjoll, Jesus Vallejo.

Në fakt Vallejo ishte transferuar në vitin 2015 nga Zaragoza, ku sezonin e parë kishte qëndruar i huazuar te ajo skuadër, ndërsa sezonin që lamë pas ishte në Eitracht Frankfurt.

Vallejo në Madrid kthehet për të zëvendësuar Pepen, i cili u largua pas 10 viteve për të kaluar në Besiktas.

Mbrojtësi spanjoll do të prezantohet nesër në ora 13:30 në Santiago Bernabeu, ndërsa më pas do të mbaj edhe një konferencë për media. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2017, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori