Reali kërkon një portier, ja 3 kandidatët
Reali po kërkon me ngulm një portier për të blinduar portën për vitet në vazhdim, dhe opsionet për momentin janë 3. Më 31 Dhjetor të vitit 2015 klubi “Los Blancos” u hodh në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Iker Casillas dhe emri i parë në listën e presidentit të Realit, Florentino Perez ishte David de Gea.

Objektivi kryesor është David De Gea, por problemi qëndron se Djajtë e Kuq, nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej tij dhe e vetmja mënyrë për t’ia arritur qëllimit është një ofertë e parezistueshme për United.

65 milionë Euro është shuma që do t’i paraqitet drejtuesve të skuadrës angleze për ta lënë të lirë 26-vjecarin. Nëse tratativa dështon sërish, klubi merenges ka në shënjestër dhe 2 alternativa të tjera. I pari është poriteri i Chelsea, Thibaut Courtois pa harruar dhe gardianin e Milanit Gianluigi Donnarumma.
Shtuar më 09/02/2017, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori