Reali lëvizje "bombë", gati Tevez e Pastore
Carlos Tevez
Reali i Madridit vazhdon të jetë "mbreti" i merkatos dhe sa herë që një lojtar cilësor është i gatshëm për të ndryshuar skuadër, ata janë gati për t'i bërë një ofertë.

Në janar, madrilenët mund të marrin Tevezin dhe media britanike bën të ditur se kanë nisur negociatat.

Sulmuesi është e sigurt që do veshë fanellën e një klubi tjetër, pas mosmarrëveshjeve me Mancinin, ndërsa Mourinho e dëshiron në skuadër.

Ndërkaq, në listën e Realit është edhe Pastore. Madje, në ndeshjen e fundit të PSG-së kundër Lyonit, Zidan ka qenë në stadium për të ndjekur pikërisht këtë lojtar. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori