Reali Madrid ben show
Albeu.com
Reali i Madriti ka bërë një show të vërtetë golash në takimin e luajtur për La Liga me Sporting Gijon. Loja ka nisur mjaft e shpejtë për djemtë e Realit të cilët arritën të shënojnë plot 7 gola kundrejt një goli të skuadrës tjetër.Seriali i golave nisi në minutën e 17-të me golin e shënuar nga De La Red pas pasimit të Diarras. Rezultati është dyfishuar në minutën e 33.të me golin e Higuain për të vijuar më tej me një tjetër gol nga Robben në minutën e 37.të. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit për të vazhduar më tej me katër gola të tjerë.




Shtuar më 25/09/2008, ora 22:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori