Reali me 3 mungesa në të ftohtin rus
Angel Di Maria (Real Madrid)
Jose Mourinho nuk ka grumbulluar tre futbollistë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër CSKA-së së Moskës, për shkak dëmtimesh.

Bëhet fjalë për Hamit Altintop, Angel di Maria dhe Lassana Diarra, të cilët kanë probleme fizike. Mesfushori argjentinas u dëmtua në ndeshjen e kaluar duke pësuar një shkëputje muskulore.

Madrilenët udhëtuan dje drejt Moskës, ndërsa sot dhe nesër kanë programuar dy seanca stërvitore për t’u ambientuar me temperaturat e ulëta, të cilat shkojnë deri në -14 gradë celsius.

I ftohti i ashpër rus është një problem për ekipin madrilen, gjë që e ka pranuar edhe vetë tekniku i "Los Blancos", Jose Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2012, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori