Reali me 602 milionë borxhe, Perez në rrezik
Pëlqej
Një borxh rekord që kap shifrën e 602 milionë eurove, 51 milionë më shumë se një vit më parë, që përkthehet me një rritje 11.3%. Real Madrid mund të hyjë në një krizë të thellë financiare për shkak të borxheve ndaj bankave dhe kreditorëve të ndryshëm, si dhe ndaj klubeve spanjolle dhe europiane.

Nga kjo shumë maramenëse, 361 milionë duhet të shlyhen në një kohë të shkurtër, ndërsa pjesë e mbetur brenda 2 viteve të ardhshme. Këto shifra do të bëhen zyrtare në Asamblenë e Aksionarëve Madridistë që do të mbahet këtë të dielë.

Presidenti Florentino Perez rrezikon të përballet me kritika të ashpra, sepse, sipas analistëve ekonomikë, rrezikohet e ardhmja e klubit me të suksesshëm spanjoll. Sikur të mos mjaftonin këto shifra, grupimi i tifozëve “Ultras Sur” ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste, ku do të kërkohet dorëheqja e Perez.

Kjo kërkesë rrezikon të shoqërohet me trazira, ndaj dhe janë shtuar masat e sigurisë me më shumë forca të rendit që do të jenë të angazhuara për mbarëvajtjen e Asamblesë. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori