Reali me dhimbje koke, Isco humb ndeshjet deçizive të sezonit
Reali i Madridit do të vuajë mallkimin që e ka zënë Bayernin. Edhe madrilenët do të vuajnë pasojat e dëmtimeve në ndeshjen e dytë gjysmëfinale. Si rrjedhojë Isco do të mungojë duke u konfirmua si mungesë në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munichun në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Marca” shkruan se Isco do të mungojë edhe në një tjetër ndeshje të madhe. Isco vështirë se pritet të rikuperohet nga lëndimi për takimin ndaj Barcelonës në “El Clasico” më 6 maj.

Kjo do të thotë se Reali do duhet ta gjëjë me patjetër zëvendësuesin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2018, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori