Reali me probleme, mbetet pa tre mbrojtës kundër Alaves
Santiago Solari ka mbetur në një udhëkryq në mbrojtje për ndeshjen kundër Alavesit në fundjavë, pasi që do të jetë pa tre mbrojtësit e tij startues.

Sergio Ramos ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të majtë pas një përplasje me Sergio Garcia dhe është zëvendësuar nga Nacho në pjesën e parë.

Mbetet të shihet se sa serioz është lëndimi për kapitenin, por ai është në dyshim për ndeshjen e vikendit kundër skuadrës baske.

Për ta bërë situatën edhe më problematike është edhe fakti që mbrojtësi tjetër i qendrës Raphaël Varane po ashtu do të mungojë për shkak të ndëshkimit më të kuq, derisa mbrojtësi i djathtë, Dani Carvajal po ashtu do të jetë i suspenduar për shkak se ka marrë kartonin e pestë me radhë këtë sezon. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2019, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori