Reali me shumë mungesa kundër Alavesit
Ende pa nisur mirë sezoni, Zinedine Zidane është duke pasur probleme me lëndime.

Pas Karim Benzemas, Jesus Vallejos, Mateo Kovacit e Theo Hernandezit, listës së gjatë i janë shtuar edhe Marcelo dhe Toni Kroos.

Marcelo pritet të mungojë të paktën një muaj, ndërsa për Kroos Zidane ka thënë se pret që lojtari të jetë i gatshëm për Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve.

Sipas Zidane, gjermani e mbylli ndeshjen me Betisin me disa shqetësime dhe nuk dëshiron ta rrezikojë për sfidën e nesërme.

Tashmë është e qartë se “Los Blancos” do ta zhvillojnë ndeshjen ndaj Alavesit të shtunën në mungesë të: Benzemas, Vallejos, Kovacicit, Theos, Marcelos dhe Kroosit. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2017, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori