Reali mendon për portierin e Chelseat, pas humbjes së portierit të Bilbaos
Chelsea ka përshpejtuar negociatat me Thibaut Courtois, pasi mendon që Reali mund t’ia rrëmbejë portierin belg.

200 mijë funte në javë, kaq i ka ofruar Chelsea portierit belg, Thibaut Courtois, por ish gardiani i Atletico Madridit ka refuzuar një ofertë të tillë.

Duke parë që Kepa Arrizabalaga edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Athletic Bilbaon deri në vitin 2025, Real Madridi ka kthyer interesimin kah Courtois, për të cilin interesohen tash e disa vite.

Kjo ka shtyrë Chelsean që të bëjë gati një ofertë të re për portierin dhe shpresojnë ta bindin deri në verë për të qëndruar në “Stamford Bridge”.

Megjithatë, Courtois nuk e ka mohuar largimin gjatë verës së vitit 2018 dhe destinacioni më i mundshëm duket pikërisht Reali, ndoshta edhe kjo është arsyeja se pse Zinedine Zidane nuk dha dritën e gjelbër për transferimin e Kepas për 17.7 milionë funte, që ishte klauzola e spanjollit, e që tani ka shkuar në 80 milionë euro me kontratën e re. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori