Reali merr lajm të keq para Kupës së Botës për Klube
Real Madridi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore sot në Abu Dhabi, para gjysmëfinales në Kupën e Botës për Klube të mërkurën kundër Kashima Antlers.

Por, pikë shqetësuese për Santiago Solarin në këtë seancë stërvitore ishte mungesa e Marco Asensios, për shkak të rrezikshmërisë nga shfaqja e një dëmtimi dhe pritet të mungojë në duelin ndaj Kashimas.

Shqetësim tjetër për Solarin është Raphael Varane, i cili nuk arriti ta mbyllë seancën stërvitore, duke qenë pjesë e saj për vetëm 45 minuta.

Por, kishte edhe një lajm të mirë për Realin, ku Karim Benzema ka stërvitur normalisht pavarsisht lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Vallecanos.
Shtuar më 17/12/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori