Reali mposht Mourinhon (VIDEO)
Real Madridi është fitues i turneut Guiness Cup, pasi arriti të mposhtë skuadrën e ish-trajnerit të vet (Chelsea)me rezultat 3-1.

Reali ishte më i mirë që në fillim të takimit ndërsa goli i parë erdhi që në minutën e 14-të.

Përgjigjia e Chelseat nuk vonoi dhe pas 3 minutash barazoi përmes Ramires.

Në minutën e 31-të Ronaldo shënoi për 2-1, teksa në pjesën e dytë edhe një herë Ronaldo realizoi për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është fitues i Guiness Cup, duke fituar në të gjitha ndeshjet e turneut.

Nga ana tjetër, duket se Jose Mourinho duhet të bëjë disa ndërhyrje te skuadra e tij e re, sidomos në sulm pasi në takimet e fundit mesfushorët e kësaj skuadre kanë shënuar më shumë se sulmuesit. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2013, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori