Reali mposht Valladolidin (VIDEO)
Real Madridi ka arritur një fitore jo të lehtë në takimin e zhvilluar të shtunën mbrëma kundër Valladolid.

Të parët shënuan vendasit përmes Manucho (7') ndërsa madrilenët barazuan pas pesë minutash përmes Benzemas.

Në minutën e 22-të, Manucho shënon sërish ndërsa galaktikët barazuan në minutën e 45-të me anë të Ozil.

Goli i fitores për Realin erdhi nga Ozil në minutën e 72-të.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ka grumbulluar 32 pikë, tetë më pak se Barcelona, e cila nesër përballet me Betisin. /albeu.com/

Shtuar më 08/12/2012, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori